Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët
UBT

Misioni

Duke u bazuar në trendet botërore dhe zhvillimin e teknologjisë, ne së bashku me ju kemi filluar të ndërtojmë një shkollë të re inovative që ndryshon nga mësimnxënia dhe mësimdhënia klasike dhe tradicionale.

Fëmijët kanë të drejtë të jenë pjesë e një shkolle të re e cila ofron edukim dhe arsimim cilësor ... (Lexo më shumë)

Vizioni

Për nga natyra, fëmijët janë kureshtarë dhe të destinuar për të mësuar. Sistemet dhe infrastruktura e vjetruar në shkolla shpesh mbytë kuriozitetin dhe u imponohet fëmijëve korniza që kufizojnë talentin e tyre.

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët UBT është përkufizimi i një shkolle të re me standarde të larta evropiane dhe amerikane. ... (Lexo më shumë)

Shkolla Fillore

Klasa 1-5

Shkolla e Mesme e Ulët

Klasa 6-9

Çfarë na dallon?

Zhvillimi i teknologjisë, digjitalizimi i shkollave nëpër botë, ka bërë që të ndryshojë edhe mënyra e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Mënyra klasike e të mësuarit më nuk është një interes i përgjithshëm. Mënyra e re dhe unike e të mësuarit përmes zbatimit të teknologjive moderne dhe të sofistikuara të kohës, bën që Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët UBT të jetë përzgjedhja e duhur e prindërve për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Classroom 3.0

  • MËSIMI PËRMES REALITETIT VIRTUAL
  • LOJËRA EDUKATIVE - PJESË E MËSIMDHËNIES MODERNE
  • SOFTËARE PËR MENAXHIM TË PUNËS NË KLASË
  • BIBLIOTEKA DIGJITALE
  • SOFTUER PËR APLIKIMIN E RRJETEVE SOCIALE NË ARSIM
  • PRINDËRIT KANË QASJE NË DITARIN ELEKTRONIK
  • PLATFORMA ONLINE DHE KURSE PËR MËSIM DIGJITAL
  • SOFTUER PËR DËRGIMIN DHE RISHIKIMIN E DETYRAVE TË SHTËPISË

Zhvillimi i kompetencave të bazuara në STEM

Një metodë e sofistikuar e zbatuar për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pjesë e kurrikulës që e zbaton edhe Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët UBT, duke u ofruar nxënësve të mësojnë konceptet Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë, që plotësojnë njëra-tjetrën përmes një qasjeje ndërdisiplinore.

  • SHKENCË
  • TEKNOLOGJI
  • INXHINIERI
  • MATEMATIKË