Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët përfshinë klasat 1-9 të arsimit të obliguar.

Fushat Kurrikulare në të cilat përfshihen të gjitha lëndët mësimore janë:

  1. Gjuhë dhe komunikimi
  2. Artet
  3. Matematika
  4. Shkencat e natyrës
  5. Shoqëria dhe Mjedisi
  6. Jeta dhe puna
  7. Edukata fizike, sported dhe shëndeti

Në kuadër të Fushave Kurrikulare të potencuara më lart, grupohen lëndët e përafërta të cilat i përkasin Fushës Kurrikulare përkatëse dhe që kanë për qëllim arritjen e përbashkët të rezultateve  të të nxënit dhe zhvillimin e kompetencave.

Lëndët Zgjedhore jenë pjesë e secilës nga Fushat Kurrikulare dhe të kontribuojnë në rezultatet e Fushës dhe në Rezultatet e Kompetencës.

Në të gjitha klasat e arimit të detyruar, fokusi i mësimit është në zhvillimin e nxënësve kompetentë përmes mësimdhënies creative dhe atraktive.

Mësimi dhe aktivitetet që zhvillohen me nxënës në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët janë përgjigje e pyetjeve:

  1. Ku dëshirojmë të arrijmë – Përcaktimi i rezultateve dhe kompetencave të synuara për zhvillim.
  2. Si do të arrijmë në cakun e planifikuar – planifikimi i metodologjisë së mësimit.
  3. Si do të sigurohemi që rezultatet janë arritur – planifikimi i vlerësimit.