Një shkollë fillore moderne i kushton vëmendje të rëndësishme dhe të barabartë çdo fëmije që në hapat e para të mësimnxënies. Stafi mësimor të talentuar dhe të motivuar për të ndihmuar në edukimin dhe arsimimin e nxënësve të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët, janë përzgjedhur me kujdes për të njohur dhe orientuar nxënësit që të përvetësojnë në mënyrë optimale materialin e kurrikulës kombëtare.

Me ndihmën e teknologjive më të sofistikuara të kohës, fëmijët e përjetojnë mësimin si një aktivitet spontan dhe argëtues dhe kështu fitojnë një dashuri për marrjen e njohurive që do t’i shoqërojnë gjatë gjithë shkollimit të tyre të mëtejshëm.

Në bazë të planit dhe programit kombëtar është krijuar mundësia që përmes Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët UBT, nxënësit të përfitojnë njohurit rreth fushave të ndryshme, si: gjuha amtare, matematika, shkencat e natyrës dhe njohja me botën magjike të artit.