Misioni dhe Vizioni

Duke u bazuar në trendet botërore dhe zhvillimin e teknologjisë, ne së bashku me ju kemi filluar të ndërtojmë një shkollë të re inovative që ndryshon nga mësimnxënia dhe mësimdhënia klasike dhe tradicionale.

Fëmijët kanë të drejtë të jenë pjesë e një shkolle të re e cila ofron edukim dhe arsimim cilësor, duke i bërë ata të lumtur dhe duke i përgatitur për një të ardhme dinamike dhe me ndryshime të vazhdueshme.

UBT përmes ekosistemit inovativ, duke parë nevojën e një shkolle të re dhe unike, synon që nga Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët UBT të ndihmojë nxënësit të rriten dhe të formojnë një personalitet të edukuar, arsimuar dhe shumanshëm.

Misioni

Për nga natyra, fëmijët janë kureshtarë dhe të destinuar për të mësuar. Sistemet dhe infrastruktura e vjetruar në shkolla shpesh mbytë kuriozitetin dhe u imponohet fëmijëve korniza që kufizojnë talentin e tyre.

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët UBT është përkufizimi i një shkolle të re me standarde të larta evropiane dhe amerikane. Duke gërshetuar praktikat më të mira të shkollave më prestigjioze në Evropë dhe Amerikë, Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët UBT do t’ju ofroj nxënësve mësim gjithëpërfshirës dhe multidisiplinar.

Duke u mbështetur në sistemet më të reja të mësimdhënies që praktikohen në botë, ne kemi ndërtuar një qasje me metoda dhe ide përparimtare dhe fleksibile, në të cilin formësohet mendimi kritik, kreativiteti dhe produktiviteti i fëmijëve, duke u bërë individë të aftë dhe të gatshëm për sfidat e së ardhmes.

Duke përdorur të gjitha llojet e teknologjive moderne, ne si shkollë u ofrojmë kushtet më të mira fëmijëve tuaj, për t’u bërë një version më i mirë i vetvetes.

Qëllimi kryesor i yni është që çdo fëmijë të ndihet i lumtur. Fëmijët të cilët mësojnë me kënaqësi, zgjerojnë njohuritë e tyre çdo ditë përmes kurrikulave multidisiplinare dhe gjithëpërfshirës, si dhe krijojnë marrëdhënie miqësore me nxënësit e tjerë, ata padyshim do të jenë të lumtur. Ne përpiqemi me gjithë zemër që të rrënjosim tek fëmijët dashurinë për marrjen e njohurive, kreativitetin në zbulimin e gjërave të reja dhe rëndësinë e krijimit të marrëdhënieve të shëndetshme ndërpersonale.

Vizioni

Edukimi dhe arsimimi i gjeneratave të mëparshme nuk është i njëllojtë me gjeneratat e së tashmes. Për t’u përshtatur me të ardhmen, fëmijët duhet vazhdimisht të fitojnë njohuri të reja dhe aftësi në një shkollë të dalluar nga të tjerat dhe që u ofron vazhdimisht cilësi dhe mbështetje të plotë.

Vizioni i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët UBT është që bashkërisht me nxënësit e saj të ndërtojnë modelin unik të të mësuarit në Kosovë dhe rajon.

Ne duam që të krijojmë një trekëndësh që do të bashkërendojë vazhdimisht në të gjitha proceset mësimore, nxënës – mësimdhënës – prind, duke shënuar progres të vazhdueshëm.

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët UBT është një institucion me një sistem të ri të arsimimit dhe edukimit të nxënësve që zhvillon vazhdimisht potencialin e tyre. Kjo i përgjigjet nevojave të tyre për njohuri të reja në një botë dinamike dhe e ndryshueshme me shpejtësi.